Anthony Joshua ka pranuar të gjitha kushtet që i janë ofruar nga skuadra e Tyson Fury-t, duke e bërë që kjo superluftë të zhvillohet shumë shpejtë dhe mund të ndodh saktësisht me 3 dhjetor.
Pavarësisht humbjes së dytë radhazi të Joshuas ndaj Oleksandr Usyk, kampioni i WBC Fury ka shfaqur hapur për dëshirën për të luftuar me rivalin e tij britanik në një ndeshje të madhe, duke shmangur përballjen me ukrainasin në një luftë për unifikimin e titullit botëror në peshën e rëndë.
Negociatat kanë qenë premtuese dhe e fundit lajmet e fundit nga menaxhmenti i Joshuas thonë se ata ranë dakord me kushtet e paraqitura të premten e kaluar.
Në një deklaratë të lëshuar në Twitter, ata thonë se komunikimi u ndërpre për pak kohë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, por ata janë në pritje të një përgjigje.
Joshua do të bënte një rikthim mjaft të shpejtë në ring, pasi vetëm së fundmi u përball me Usyk në Arabinë Saudite.
Ndërkohë, Fury kishte thënë se do të tërhiqej pas fitores së tij me nokaut ndaj Dillian Whyte në “Wembley”.
Edhe pse nuk i kanë të gjithë titujt e fituar, lufta Fury – Joshua shihet si një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e boksit.