Kombëtarja e Jordanisë ka shkuar në pushim me avantazh minimal ndaj Kosovës.
Jordania ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1:0 ndaj Kosovës, me golin e Faisal në minutën e 17’të të ballafaqimit.
Ky ishte rasti i vetëm i Jordanisë në 45 minutat e parë të ballafaqimit, me ç’rast edhe gjetën golin.
Ndërkohë – tek Kosova, Rrahmani, Berisha e Muriqi kishin raste shënimi, por nuk arritën të konkretizojnë shanset e tyre.
Rezultati i pjesës së parë është 0-1 në favor të mysafirëve.