Jordan Pickford ka ngacmuar Erling Haaland para tentativës së penalltisë së norvegjezit në barazimin 1-1 të Evertonit kundër Manchester Cityt gjatë xhiros së 18-të të Ligës Premier.
Në minutën e 53-të, portieri anglez priti penalltinë e sulmuesit të kampionit në fuqi.
Para goditjes, portieri i Evertonit bëri disa gjeste për të shpërqendruar sulmuesin e Cityt.
Për më tepër, Pickford kishte shënime në shishen e tij të ujit, duke detajuar drejtimet e preferuara të gjuajtjes së lojtarëve të Cityt.
Kjo strategji e ndihmoi Evertonin të siguronte një pikë vendimtare kundër kampionëve në fuqi.
Haaland ka shënuar vetëm një gol në shtatë ndeshjet e fundit të Manchester Cityt. /Telegrafi/