Mesfushori i Aston Villas, John McGinn shënoi golin e mbrëmjes të enjten në ndeshjen hapëse të Skocisë në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Austrisë.
Skocia dhe Austria luajtën baras 2-2 në takimin e parë të vlefshëm për eliminatoret e “Katar 2022” në kuadër të Grupit F.
Megjithatë, vendasit ishin afër humbjes nëse në skenë nuk do të dilte mesfushori 26-vjeçar i Aston Villas, McGinn.
McGinn, i cili ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, shënoi golin e tij të tetë për skocezët të enjten mbrëma me një goditje të mrekullueshme me gërshërë.
Ky gol i mesfushorit energjik erdhi në minutën e 85-të për të rrëmbyer një pikë në Hampden Park për Skocinë.
Goli i skocezit ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, me përdoruesit e tyre që po e vlerësojnë lartë.
John Mcginn x I can Boogie?? pic.twitter.com/ATKanIkFQI
— Rossco??????? (@_ross1874) March 25, 2021