Një tjetër fushatë spastruese mund te kryhet tek skuadra e Arsenalit në afatin kalimtar të janarit 2021.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta ka nevojë për disa ndryshime brenda saj dhe klubi tashme veq se ka menduar për këto ndryshime.
Para blerjes së emrave të rinj, nga ekipi duhet të largohen lojtarët të cilët nuk po japin kontributin e duhur dhe kjo listë kryesohet nga tashmë i përjashtuari, Mesut Ozil.
Por reprezentuesi gjerman nuk është emri i vetëm në listën e lojtarëve që do të largohen nga “Emirates Stadium”
Sipas raporteve të fundit nga “Daily Stra”, në listën e largimeve janë edhe Alexandre Lacazette, Sead Kolasinac dhe Sokratis Papastathopoulos.
Këto shitje do t’i mundësonin Arsenalit ofrimin e emrave të rinjë në afatin kalimtar të janarit apo edhe në atë të verës së vitit 2021.