Jo vetëm në fushë, Interi gati për një tjetër ‘fitore’ ndaj Milanit

Pasi mposhti Milanin në fushë në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, Interi është gati t’u marrë edhe një rekord kuqezinjve.

Bëhet fjalë për arkëtimet për një ndeshje të vetme, rekord që e vendosi Milani të mërkurën me plot 10 milionë euro të ardhura nga shitja e biletave në “San Siro”.

Rekordi i ri pritet të vendoset zyrtarisht nga Interi të martën në mbrëmje, me 12 milionë euro të ardhura, pasi klubi zikaltër ka aplikuar çmime ndjeshëm më të larta se mesatarja sezonale në të gjithë sektorët.

Interesi ka qenë mjaft i lartë, pasi rreth 500 mijë njerëz kanë provuar të blejnë bileta, disa edhe më shumë se një të tillë. Megjithatë zikaltrit do të mund t’i gëzohen një shifre të konsiderueshme në arkat e klubit, që do të hiqte jo pak telashe për drejtuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *