“Jetë o jetë”, Muriqi nuk arriti të realizonte as nga kjo situatë

Vedat Muriqi ende nuk po arrin ta gjejë formën e tij më të mirë si futbollist i Lazios në Itali.

Sulmuesi i Kosovës startoi të mërkurën në fitorën 1-0 të Lazios kundër Parmës.

Lojtari nga Prizreni gjatë një momenti të lojës kishte mundësi të artë ta dërgonte topin në rrjetë nga një distancë e vogël.

Ciro Immobile e shërbeu mjaftë mirë Muriqin i cili dështoi përballë me portierin kundërshtar.

Ndryshe, Muriqi u zëvendësua në minutën e 57-të dhe në vend të tij hyri Correa.

Së fundmi është spekuluar shumë se Muriqi do të rikthehet në Fenerbahce pas aventurës aspak të mirë te Lazio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *