Marash Kumbulla sërish protagonist te Roma, këtë herë në Kupën e Italisë në ndeshjen kundër skuadrës së Lecce.
Ekipi i Serie B shënoi i pari në portën e verdhekuqve, që kanë reaguar dhe kanë gjetur golin e barazimit që në pjesën e parë.
Ka qenë pikërisht Marash Kumbulla, ai i cili me kokë e ka dërguar topin në rrjetë dhe i ka çuar shifrat në 1-1.
⚽️ Marash Kumbulla ✅#CoppaItalia pic.twitter.com/cZsisWFO8H
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) January 20, 2022