Me ndeshjen Gjilani – Ballkani (0:0) është mbyllur java e tretë në elitën e futbollit kosovar.
Në fakt ka mbetur të zhvllohet edhe derbi mes FC Prishtinës dhe Dritës, ndeshje e cila është shtyrë për një afat të pacaktuar nga KE i FFK-së.
Në javën e katërt të Superligës së Kosovës në futboll poashtu na presin disa ndeshje interesante.
Kjo xhiro zhvillohet në mesjavë.
Ndeshja hapëse do të jetë të martën në stadiumin “Agron Rama” mes Arbërisë së Dobrajës dhe Feronikelit.
Ndërkaq, të mërkurën luhen tri ndeshje tjera me fokus në ndeshjen Llapi – Ballkani, derisa të enjten xhiro e katërt mbyllet me sfidën Drenica – Gjilani.
Në fotografinë e mëposhtme gjeni orarin dhe ndeshjet që do të luhen në mesjavën e ardhshme: