Albi Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e javës së tetë, që janë të parapara të nisin sot.
Dy ndeshje janë të planifikuara për këtë të shtunë, të cilat pritet të jenë intersante – shkruan GE.
Drita, që është lidere në tabelë me 14 pikë, do të luajë në udhëtim te Malisheva, më këta të fundit që janë në pozitën e gjashtë me 7 pikë.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Gjilan, mes Gjilanit dhe Llapit.
Gjilanasit janë në pozitën e dytë me 14 pikë, teksa llapjanët janë në pozitën e parafundit (9) me 5 pikë.
Të dy ndeshjet janë të planifikuara që të zhvillohen nga ora 15:00.