Java e 26-të sjell superpërballje në Superligën e Kosovës në futboll

Elita e futbollit kosovar ka hyrë në një fazë tejet të nxehtë ku po luftohet fuqishëm si për titull ashtu edhe për ekzistencë.

Java e 26-të sjell disa ndeshje tejet të forta, derisa vëmendja do të jetë në Malishevë e Ferizaj. Lideri i tabelës Drita, ka një udhëtim të vështirë ku do të ndeshet me Malishevën, derisa Ballkani është mysafir i Ferizajt. Pikët për katër skuadrat janë tejet të nevojshe pasi bëhet fjalë për luftën për titull dhe ekzistencë.

Një ndeshje e fortë është edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Llapit derisa Prishtina do të udhëtojë drejt Skenderajt ku përballet me Drenicën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *