Me një ndeshje interesante në Mitrovicë, në mesditën e sotme hapet java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Riza Lushta”, Trepça ’89 është nikoqire e FC Prishtinës.
Skuadra mitrovicase lufton për mbijetesë, kurse kryeqytetasit duan ta ruajnë hapin me kreun e tabelës.
Trepça ’89 vjen në këtë ndeshje pas fitores 1:0 ndaj Llapit si vendas, kurse FC Prishtina pas fitores së madhe 2:0 ndaj Dritës.
Pas 21 javësh, Trepça ’89 zë vendin e pestë në tabelë me 28 pikë, kurse mysafirët ndodhen në vendin e tretë me 41 sosh.
Ndeshja e sotme nis nga ora 13:00.