Java e 21-të në elitën e futbollit kosovar përmbyllet sot me dy përballje në program.
Stadiumi i qytetit në Gjilan e pret një duel mjaft interesant. Gjilani dhe Dukagjini synojnë fitoren në takimin që do të zhvillohet nga ora 13:00.
Nga i njëjti orar nis edhe takimi tjetër ndërmjet Drenicës së motivuar dhe Prishtinës në krizë.
Kujtojmë se të martën u zhvilluan tri duelet hapëse të kësaj xhiroje.
Drita trumfoi 1:2 në udhëtim te Malisheva, Llapi e ka “demoluar” Feronikelin 4:2, ndërkohë që fitore mori edhe Ballkani që mundi 3:0 Ulpianën.