Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në mesjavë me ndeshjet e javës së 16-të kampionale.
Përballja kryesore do të zhvillohet në Anamoravë me derbin më të madh në vend, Gjilani – Drita.
Derbi i Anamoravës do të zhvillohet ditën e enjte me fillim nga ora 13:00.
Në takimet tjera, Prishtina udhëton te Malisheva, Ferizaji pret 89-sin, Ballkani nikoqir i Llapit, dhe Dukagjini që i shkon Drenicës në Skenderaj.
Çiftet e plota dhe orari i ndeshjeve:
E mërkurë:
Malisheva – Prishtina
Ferizaj – Trepça ‘89
Drenica – Dukagjini
E enjte:
Ballkani – Llapi
Gjilani – Drita.