Jason Dupasquier vdes në moshën 19 vjeçare si pasojë e aksidentit në Moto3

Jason Dupasquier ka vdekur në moshën 19 vjeçare.

Piloti zviceran i Moto GP3, Jason Dupasquier ka pësuar një aksident të rëndë në Mugello të Italisë dhe i është nënshtruar operimeve.

Ai u përplas me shpejtësi të lartë me dy pilotë të tjerë dhe u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin Careggi.

Dupasquier fillimisht pati një ndërhyrje neurologjike ne tru e pastaj iu desh që gjatë natës t’i nënshtrohet një ndërhyrje në zemër.

Mirëpo, gjatë orës 12 të ditës së sotme, Dupasquier ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti i rëndë.

Dupasquier ishte 19 vjeçar në kohën e vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *