Januzaj vendos për të ardhmen, skuadra e njohur shpreh interesim për futbollistin shqiptar

E ardhmja e Adnan Januzajt mund të jetë në Turqi.

Sulmuesi shqiptar nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me skuadrën spanjolle, Real Sociedad dhe në qershorin e vitit të ardhshëm i skadon edhe kontrata, shkruan Sheshi.info

Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivos”, interesim për Januzajn ka shprehur Fenerbahçe. Gjiganti turk është duke u munduar të transferoj 26-vjeçarin në Stamboll.

Januzaj në edicionin e ri te Real Sociedadi ka dhjetë paraqitje, derisa ka shënuar vetëm një gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *