Januzaj rikthehet aty ku ishte, ja ku do të luajë sezonin e ardhshëm futbollisti shqiptar

Adnan Januzaj do të luajë dhe për një vit në Turqi me skuadrën e Istanbul Bashakshehirit, i cili do të huazohet sërish nga skuadra e Sevillas.

Futbollisti shqiptar i cili përfaqëson Belgjikën duket se nuk po gjen dot hapësira te skuadra spanjolle dhe kështu do të provojë dhe njëherë tjetër formulën e huazimit.

Siç bëjnë me dije mediat, Januzaj do të udhëtojë për në Stamboll ditën e sotme, aty ku do të kryejë dhe testet mjekësore, e më pas do të vijë dhe zyrtarizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *