Manchester Unitedi do përballet me Real Sociedadin në kuadër të 1/32 të finales së Ligës së Evropës.
Kjo ndeshje për yllin kosovar që prezanton Belgjikën, Adnan Januzaj do jetë e rëndësishme, meqenësë më herët ishte pjesë e “Djajve të Kuq”, përcjellë lajmi.net.
Januzaj tha se është i lumtur që do rikthehet në shtëpi, por zemra i qëndron të Sociedadi.
“Unë luaj me shumë dashuri për Sociedadin dhe dua vetëm të fitoj”.
“Jam shumë i lumtur që do rikthehem në shtëpi, por zemra ime është këtu. Jam shumë i lumtur në këtë klub”.
“Çdo skuadër ka përballje të vështirë kundër nesh. Ne tashmë kemi luajtur ndeshje të mëdha dhe kemi fituar. Mund t’ia dalim ndaj çdo skuadre, edhe në këtë fazë”, u shpreh ai.
Kujtojmë, se ishte trajneri Jose Mourinho që e shiti lojtarin nga “Old Trafford”