Adnan Januzaj duket se tashmë ka gjetur formën e tij më të mirë në La Ligën spanjolle.
Reprezentuesi shqiptar i Belgjikës, ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij, Real Sociedad në duel me Real Valladolid, takim ky që u zhvillua sonte në kuadër të elitës së futbollit spanjoll.
Ish-lojtari i Manchester Unitedit golin e fitores për Soceidad e shënoi në minutën e 60-të. Ky është goli i gjashtë anësorit kosovar në të gjitha garat.
Pas kësaj fitore, Sociedad ngjitët në pozitën e tretë me 43 pikë aq sa ka Atletico Madrid në pozitën e katërt, kurse, Valladolid renditet e 15-të me 29 pikë të tubuara.
Goal last week and Goal this week. #januzaj pic.twitter.com/fVPjx8QVkn
— Nasir Hussain (@Nashussain786) February 28, 2020