Adnan Januzaj është pa skuadër momentalisht, pasi i skadoi kontrata me baskët e Real Sociedad këtë verë dhe spanjollët nuk i ofruan rinovim.
Pas pesë sezonesh në Spanjë, lojtari ka mbetur pa skuadër dhe pse është lojtar i lirë, pasi ai ka kërkesa të mëdha për pagën.
Në fillim të afatit kalimtar ka pasur interes nga disa klube në La Liga dhe jo vetëm, por tani i vetmi opsion real është Genoa, në Serie B, në Itali.
Klubi italian i ka vendosur në “tavolinë” ofertën Januzajt i cili nuk ka shumë kohë në dispozicion për t’u menduar dhe drejtuesit e Genoas kanë ofruar shumë herë më pak se sa lojtari kërkonte.
Januzaj ka luajtur për klube si Manchester United, Borussia Dortmund, Sunderland dhe Real Sociedad./Telegrafi/