Futbollisti francez Kylian Mabppe po përballet me akuza për përdhunim në Suedi dhe mediat atje kanë prezantuar detaje të reja ku thuhet se sulmuesi i Realit ka qenë në Stokholm për dy ditë javën e kaluar.
Gjegjësisht, 25-vjeçari është fotografuar në qendër të qytetit në shoqërinë e tre personave të tjerë, pas së cilës ka shkuar në një klub nate.
Dyshohet se përdhunimi ka ndodhur natën e së enjtes në të premte në Hotel Bank, ku policia ka shkuar dhe ka hetuar.
Suedezët raportojnë se oficerët e policisë u larguan nga hoteli me çanta plot me prova të mundshme. Gjithashtu raportohet se Nordi Mukiele (26), mik dhe ish-shoku i skuadrës së Mbappes, ishte në Stokholm.
Sipas raportimeve, ishte ylli i Bayer Leverkusen që e bindi të udhëtonte në Suedi për t’u çlodhur dhe argëtuar.
Ndërkohë, avokati i Mbappes pretendon se sulmuesi francez nuk ka asgjë për t’u mërzitur dhe se është i qetë për të gjithë çështjen, ndërsa disa media thonë se është i shokuar nga akuza.
Nga ana tjetër, autoritetet suedeze kanë konfirmuar se ka nisur një hetim për përdhunimin e dyshuar në Stokholm.
Kujtojmë se Mbappe foli fundjavën e kaluar kur shkroi “lajme të rreme” në rrjetet sociale kur pa artikuj mbi akuzat për gjoja përdhunim.
Francezi nuk ishte i ftuar në ndeshjet e Ligës së Kombeve për shkak të dëmtimit dhe kishte disa ditë pushim para se të kthehej në stërvitje me Realin.