Futbollisti i Leicesterit, Jamie Vardy është shpallur golashënuesi më i mirë i Premier Ligës për sezonin 2019/20.
Vardy e përmbylli këtë sezon në Premier Ligë me 23 gola, 1 gol më shumë se sa Aubameyang.
Po ashtu sulmuesi i Leicesterit është bërë futbollisti më i moshuar që ka fituar ndonjëherë këtë çmim.
Vardy është futbollisti i 9-të anglez që ka fituar “Këpucën e Artë”.