James Rodriguez do largohet nga Evertoni, kjo është arsyeja interesante

Mediumet në Kolumbi kanë raportuar të enjten se Rodriguez tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit anglez se dëshiron të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Mësohet se James Rodriguez nuk është i kënaqur me jetën në Angli dhe kjo është arsyeja që ka kërkuar largimin nga skuadra e Evertoni.

29-vjeçari para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Evertonit nga Real Madridi dhe me fanellën e ekipit anglez ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 20 paraqitje.

Kolumbiani ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Bayern Munichu, Monaco e Porto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *