Donjeta Sadiku fitoi sot normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.
Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024.
Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për Olimpiadën që mbahet këtë vit në Paris.
Padyshim se emocionet ishin të mëdha te ajo, e cila pasi u shpall fituese shpërtheu edhe në lot gëzimi.
Mes tjerash, Donjeta Sadiku u shpreh: “Jam krenare që jam shqiptare”.