Ja si përgjigjet Primoz Gliha kur pyetet se sa do të qëndrojë me Përfaqësuesen e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës sot përfundon stërvitjet para ndeshjes miqësore me Jordaninë.

Para miqësorës së nesërme ndaj Jordanisë, trajneri i përkohëshëm Primoz Gliha po mbanë konferencë për media.

Trajneri slloven u pyet se nëse do të qëndrojë më gjatë me ekipin e Përfaqësueses, ku u përgjigj se këtë pyetje duhet t’ia drejtojnë Presidentit.

“Pyetja është për Presidentin, por mbase edhe tëk rezultatet. Ajo që dua është të rikthej besimin tek lojtarët”.

Gliha shtoi se: “Kërkoj të fitohet secila ndeshje, këtë ua kam thënë edhe lojtarëve. Duhet të ndryshojmë, të mos kemi kaq shume respekt për kundërshtarët”, tha Gliha.

Ndryshe, trajneri slloven Primoz Gliha ka drejtuar ekipin U21 të Sllovenisë, por edhe ato më poshtë si U18 dhe U19, derisa Olimpija, Drava, Gorica, Mura dhe Koper janë klubet që ai i ka udhëhequr.

Pas ndeshjes miqësore me Jordaninë, Kosova do ta luajë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Greqisë në udhëtim më 14 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *