Chelsea e shkarkoi nga detyra e trajnerit Thomas Tuchelin për shkak të rezultateve jo të mira në këtë fillim kampionati, me drejtuesit e rinj të “Bluve” që kërkojnë të bëjnë një revolucion te klubi londinez.
Gjithsesi, gjermani nuk del i trishtuar nga e gjithë kjo histori, pasi ai do të përfitojë një shumë të majme pas prishjes së kontratës.
Plot 15 milionë euro do të shkojnë drejt Tuchelit, shumë e cila do të fitohej nga trajneri gjerman deri në fund të kontratës së tij me “Blutë”.