Llapi do zhvillojë me tifozë ndeshjen kthyese ndaj Shkupit në kuadër të Conference League.
Pas humbjes 2-0, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina synon përmbysjen e çmendur.
15 për qind e kapacitetit të “Fadil Vokrrit” do jetë i mbushur me tifozë, derisa Llapi ka konfirmuar se një biletë do kushtojë 10 euro.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Lejohet hyrja e publikut në stadium pa prezencë të testit PCR, vetëm me biletë të personalizuar me emër dhe mbiemër
Biletat e ndeshjes nga nesër në shitje
Nesër, e marte në ora 13:00 do dalin në treg biletat e ndeshjes së dytë të raundit të parë kualifikues së Konferencë Ligës, ndërmjet KF Llapi dhe FC Shkupi.
Pika e shitjes do jetë biletaria e klubit në objektin e stadiumit ”Zahir Pajaziti”. Për pika tjera të shitjes do njoftoheni me kohë.
Çmimi i biletës do të jetë 10 Euro për person.
Përshkak të kapacitetit të lejuar 15%, sasia e biletave është e limituar andaj mos humbisni kohë për ta pasur biletën e ndeshjes tuajën.
Të parët për organizimin e ndeshjes me tifozë! Së bashku drejt kualifikimit tutje në raundin tjetër”, shkroi klubi në Facebook.