Michael Jordan, legjenda e basketbollit amerikan, ka tërhequr vëmendjen javët e fundit me publikimin e dokumentarit të tij “The Last Dance”, duke kujtuar detaje të shumta nga karriera e tij e jashtëzakonshme. Sot, gazeta spanjolle “AS”, ka rikujtuar një intervistë të tij të hershme, të vitit 1992, kur ikona e NBA ka rrëfyer një ngjarje tragjike të fëmijërisë, që ka lenë shenjë në jetën e tij.
“Shkova me një shok për të notuar, ne po luanim kur mbërriti një dallgë e gjigante, duke e tërhequr zvarrë. Ai më mbërtheu. Ishte shumë i fortë, atë e quajnë kapja i vdekjes. Është një lloj mbërthimi që i ndodh dikujt që e kupton se po vdes. Pothuajse e theva dorën e tij. Ai vdiq dhe që atëherë nuk jam futur kurrë në ujë”.
Kampioni i ardhshëm i NBA-së, në atë kohë ishte një fëmijë:
“Isha shtatë ose tetë vjeç. Tani as nuk i afrohem ujit. Nuk notoj. Nuk hipi në barkë nëse nuk kam jelek shpëtimi dhe nuk shkoj me anije të vogla. Nuk më bëhet vonë që e tregoj. Të gjithë kanë një fobi, për mua është uji.”