Seleksionuesi i reprezentaionit të Maqedonisë në futboll, Igor Angellovski, me 1 tetor do të publikojë listën e futbollistëve për ndeshjet e tetorit, shkruan News-tv.
Për ndeshjen kundër Kosovës, Estoninë dhe Gjeorgjinë, Angellovski nuk do të bëjë ndryshime, pra do ti ftojë lojtarët që ishin të grumbulluar gjatë ndeshjeve të shtatorit.
Ndeshja gjysmëfinale e ligës së kombeve në Ligën D mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet me 8 tetor në Todor Proeski, kurse më pas vijojnë ndeshjet e ligës C në Ligën e Kombeve me Etsoninë në Talin dhe Gjeorgjinë në Shkup.