Prishtina, është kualifikuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Bardhekaltërit në finalen e parakualfikimeve e kanë mposhtur me rezultat të pastër prej 2:0 Inter d’Esclades.
Golat për kampionin e Kosovës, i ka shënuar Endrit Krasniqi në minutat 44 dhe 58-të.
Të besuarit e Zekrija Ramdanit, në raundin e parë kualfikues do të përballen me Ferencvarosin, ku është një kundërshtar i vështirë për kryeqytetasit.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Hungari dhe do të luhet me datë 6-të korrik, ndërsa ndeshja e kthimit në “Fadil Vokrri” me datë 13/14 korrik.