Pandemia koronavirus ka shtyrë edhe ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Takimi i paraparë të luhej në mars është shtyrë për një afat të pacaktuar, përcjellë Olle.
E ndeshja e shumë pritur për mbarë opinionin shqiptar pritet të zhvillohet në tetor.
Kështu ka deklaruar në emisionin “Koha Shtesë” ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.
“Ndeshja kundër Maqedonisë do të zhvillohet në tetor”, u shpreh Sahiti.
UEFA gjatë këtij muaji mund të zyrtarizojë orarin e ri të takimit.