Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte shqiptuar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.
Statuti i FFK-së, përkatësisht neni 24-ë (pika 1,g) parasheh që një person i cili kandidohet për organ apo trup statutar të FFK-së, duhet të mos jetë i dënuar me Aktgjykim të plotëfuqishem për vepra penale.
Nëse një individ nuk i plotëson kushtet e lartpërmendura derisa është në pozitë, ai menjëherë humbë statusin e anëtarit të trupit apo organit të FFK-së.