Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka marrë një lajm negativ ditën e sotme, teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga starti i Europianit.
Mesfushori i Interit, Stefano Sensi ka pësuar një dëmtim muskulor në seancës stërvitore gjatë përgatitjes për miqësoren e nesërme kundër Republikës Çeke.
Ndërkohë që dëmtimi do të vlerësohet në orët e ardhshme për të kuptuar shkallën dhe kohën e rikuperimit. Tekniku Mancini gjatë një konference për shtyp, pohoi se Sensi kishte një vend në 11-startuese, ndërsa tani 56-vjeçari duhet të mendojnë një tjetër alternative për mesfushën.
Me Verattin që ende është i dëmtuar edhe për disa javë, italiani ka në dispozicion në mesfushë Cristante, Jorginho, Locattelin dhe Pellegrini.
Nëse 25-vjeçari nuk ia del, Mancini me shumë gjasa do të ftojë Mateo Pesina, 24-vjeçarin ofensivë të Atalantës. Me Interin këtë sezon Sensi, midis dëmtimeve muskulorë dhe zgjedhjeve të Konte, ai luajti vetëm 21 ndeshje gjithsej përfshirë këtu Serinë A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, duke regjistruar në total 635 minuta. Në total Sensi, ka pësuar plot 10 dëmtime në dy vitet e fundit.