Istogu në Superligë

Festë e madhe për Istogun, që ka siguruar hyrjen në Superligë, ndërsa në ndeshjen e dytë finale të “Play-off”-it mundi Bora-n me shifrat 81:94 (14:23, 26:21, 24:30, 17:20).

Çerekun e fundit, sërish më mirë e nisën mysafirët, ku me tri treshe radhazi shkëputen në 66:84, ndërsa deri në fund menaxhuan epërsinë për të triumfuar 81:94 dhe siguruan hyrjen në Superligë për edicionin e ardhshëm, kurse Bora do të luajë në “Play-out” me Ponte Prizrenin.

Më i miri te Bora ishte Dion Haxhosaj me 24 pikë e 16 kërcime, ndërsa lojtari më i mirë i Istogut ishte Arian Azemi me 34 pikë, dhjetë kërcime e 11 asistime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *