Skuadra e Malishevës ka ndalur Prishtinën në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Superligës.
Malisheva që zhvilloi për herë të parë një ndeshje në Superligën e Kosovës barazoi me rezultatin 1-1 me kampionin në fuqi, FC Prishtinën.
Hasan Hyseni realizoi pas 13 minutave lojë – kur Vangjeli gaboi me topin e rikthyer, por Prishtina barazoi në sekondat e fundit, kur Leotrim Bekteshi shënoi me kokë.
Por, diçka interesante ndodhi edhe para ndeshjes sot, pasi Afrim Bytyqi, ish president i Malishevës u kritikua për shkrimin e tij në Facebook, para ndeshjes historike të sapo inkuadruar në elitën e futbollit, pasi në të kishte shumë gabime gjuhësore.
Pas ndeshjes, njeriu më i përfolur i momentit, Afrim Bytyqi, theksoi se ai nuk di mirë të shkruaj, punon dhe fiton me shpirt.
Ismet Munishi, trajner i Gjilanit komentoi në postimin e tij, duke thënë se Malisheva e meritoi fitoren, kurse për Bytyqin tha se duhet respektuar – pasi ka zemër të madhe dhe investon në sport.
Ja komenti i Munishit: