Islanda – Shqipëria, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja shqiptare e futbollit sonte e nis edicionin e ri në Ligën e Kombeve.

“Kuqezinjtë” kanë punë me kombëtaren e Islandës në kuadër të grupit 2 të Ligës B sonte me fillim nga ora 20:45.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja ka vendosur për një rreshtim 3-5-2 në këtë sfidë.

Taulant Seferi dhe Sokol Çikalleshi i prijnë sulmit shqiptar, ndërsa mesfusha përbëhet nga Balliu, Abrashi, Gjasula, Çekiçi e Hysaj.

Treshja e mbrojtjes janë Gjimshiti, Kumbulla e Ismajli, kurse në portë është Berisha.

Formacionet zyrtare:

Islanda: Runarsson, Sampsted, Gretarsson, Magnusson, Olafsson, Helgason, Jarnason, Johannesson, Sigurdsson, Gudjohnsen, Thorsteinsson.

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Balliu, Abrashi, Gjasula, Çekiçi, Hysaj, Seferi, Çikalleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *