Gareth Southgate ka dhënë dorëheqjen si trajner i Anglisë, disa ditë pas humbjes së dytë radhazi në finalen e Kampionatit Evropian.
Gareth Southgate arriti më shumë në finalet e turneut të rëndësishëm ndërkombëtar (2) se çdo trajner tjetër i ekipit kombëtar të meshkujve të Anglisë së bashku (1).
“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë. Ka qenë gjithçka për mua dhe kam dhënë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri. Finalja e së dielës ishte ndeshjA e fundit si trajner i Anglisë”, ka konfirmuar Southgate.
Kujtojmë se Anglia u kritikua shumë pëe stilin e lojës në Kampionatin Evropian, pavarësisht se arriti deri në finale, ku edhe u mposht nga Spanja 2-1.