“Ishte 1 metër brenda” – Goli fantazmë zemëron ish-milanistin

Një gol fantazmë u regjistrua në ndeshjen e Serisë B, mes Monzës dhe Peskarën, teksa gjyqtari nuk e akordoi realizimin e skuadrës vendase, duke sjellë tërbimin e drejtuesve të Monzës.

Gjuajtja e futbollisti Armelino, fillimisht u stampua në transfersë, teksa nga pamjet duket se e kaloi vijën e portës, por për gjyqtarin nuk kishim të bënim me gol.

Një episode ky që rindezi polemikat mbi mungesën e teknologjisë “gol line”, në një kampionat si Seria B. As gjyqtari dhe as anësori nuk arritën ta dallonin që topi e kishte kaluar vijën, teksa ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

“Ishte brenda 1 metër”, bërtiti nga stoli trajneri i Monzës, Kristian Broki. Vendimi i gjyqtarit, për të mos e akorduar si të rregullt, golin e Armelinos, tërboi teknikun që në të kaluar ka qenë pjesë e Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *