Mesfushori francez Jean-Daniel Akpa Akpro është një nga fytyrat e reja të Lazios së Simone Inzaghi. Ish-lojtari i Toulouse riktheu fazat e mbërritjes së tij në Itali përmes faqeve të FootMercato.net:
“Në fund të vitit të kaluar te Toulouse isha i papunë për gjashtë muaj edhe pse nuk kisha ndonjë problem fizik.
Kështu që mendova se ishte e drejtë të largohesha nga Franca, por do të kisha pritur një numër më të madh të ekipeve të interesuara.
Në tetor 2017 u provova te Aston Villa por nuk shkoi mirë, ndërsa në fund të janarit 2018 u thirra nga Salernitana, një klub presidenti i të cilit është i njëjtë me Lazio.
Menjëherë më thanë që nëse do të kisha dalë mirë në Serie B do të kisha mundësinë të zbarkoja në Romë.
Kishte gjithashtu interesim nga Dinamo Zagreb, por unë isha i hipnotizuar nga ideja për të luajtur në Serie A.
E di që Inzaghi më ndoqi vitin e kaluar dhe se ai më cilësoi një profil interesant. Kështu që arrita te Lazio dhe provova se transferimi te Salernitana ishte zgjedhja e duhur.
Tani unë luaj për një klub që është në Ligën e Kampionëve dhe është diçka e madhe, një privilegj i madh saqë nganjëherë as nuk e kuptoj si ndodhem këtu…”