Ish-trajneri i Ballkanit reagon ashpër pas emërimit të Bledi Shkëmbit si kryetrajner i skuadrës

Ish-trajneri i Ballkanit, Zymer Elshani nuk është i lumtur aspak me emërimin e Blendi Shkëmbit si trajner i klubit të tij të zemrës. Elshani këtë e ka shprehur nëpërmjet një komenti në faqen zyrtare të klubit duke shkruar se me Shkëmbin nuk do të fitohet titulli dhe as Kupa e Kosovës.

Elshani ka qenë mjaftë kritik edhe për shkarkimin e Ismet Munishit nga drejtuesit e klubit duke e quajtur si gabim i madh.

Ballkani në orët e para të pasdites së djeshme (e diel) njoftoi se ka arritur marrëveshje me Blendi Shkëmbin për të marrë drejtimin e skuadrës.

Ky vendim duket se nuk i ka pëlqyer fare Elshanit, i cili nuk ka besim në Shkëmbin aspak.

Shkëmbi do ta zëvendësojë Ismet Munishin në detyrën e trajnerit, i cili ditë më parë u shkarkua nga Ballkani.

Ballkani po ashtu ka qenë në bisedime edhe me trajnerin Orges Shehu, por që në fund ka vendosur për ish futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë.

Klubi i fundit të cilin e kishte drejtuar Shkëmbi është KF Teuta në Shqipëri, ndërsa ky është klubi i dytë në Kosovës, pasi vite më parë ishte trajner i KF Lirisë së Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *