Ish-sulmuesi i Portos shënon dhe feston me shqiponjë, ia dedikon golin mikut të tij shqiptar që s’jeton më

Ish-sulmuesi i Portës, Moussa Marega, i ka surprizuar të gjithë, me festën e golit në triumfin 1-2 që skuadra e tij Al-Hilal arriti në transfertë ndaj Al Tauon.

Një festë e gjitha shqiptare, dedikim për një shqiptar të quajtur Ari, i cili për fat të keq nuk jeton më.

Futbollisti 30-vjeçar gjeti rrugën e rrjetës, në minutën e 81-të, duke barazuar përkohësisht shifrat, në momentën e festës Marega bashkoi duart duke bërë shqiponjën dykrenare që simbolizon Shqipërinë.

Sulmuesi kërceu me kokë mbi të gjithë, duke vendosur baraspeshën, teksa goli i fitores u realizua nga Jang Hyun Soo në minutën 90+3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *