Ish sulmuesi i Juventusit dhe Kombëtares së Italisë, Vincenzo Iaquinta, është dënuar me dy vite burg.
Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin për ish-sulmuesin i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Ish-kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006, është zënë me dy pistoleta dhe qindra fishekë.
Krejt aksioni i njohur si “Aemilia”, kishte për protagonist kryesor babanë e Vicenzo Iaquintas, me një të shkuar të errët në botën e krimit.
Babai i ish-sulmuesit u dënua me 19 vite burg, ndërsa Apeli uli dënimin në 12 vite.
Sipas autoriteteve italiane, armët ishin të regjistruar, por kalimi në përdorim te i ati i lidhur me mafinë inkriminonte edhe ish-futbollistin.
Operacion ishte një ndër më të mëdhenjtë për asgjësimin e mafisë kalabreze të lidhur me Ndragetan. /Telegrafi/