Ish-selektori i Kosovës tregon kushtin e vënë nga Shaqiri për të luajtur për Kosovën

Ish-selektori i Kosovës, Edmond Rugova, ka treguar se Xherdan Shaqiri ia kishte dhënë premtimin që do t’i bashkohej Kosovës, por që kjo nuk ndodhi shkaku i vonesës së pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA.

Mes tjerash, Rugova tha se Shaqiri kishte kërkuar që ta kishte numrin “10” në fanellën e “Dardanëve”.

“Shaqiri më kishte premtuar që nëse ia ruajmë numrin ‘10’, do të vije te Kosova. I thashë që sigurisht që do ta ruajmë. Gjithsesi, pranimi i Kosovës vonoi shumë dhe nuk u plotësua ajo dëshirë”, tha Rugova në emisionin “2me1”.

Kjo deklaratë nga Edmond Rugova vije në prag të ndeshjes miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet nesër në Cyrih.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *