Portieri i njohur, Flamur Neziri ka uruar që talentet e futbollit në Superligën e Kosovës të kalojnë në futbollin evropian, shkruan Insporti.com.
Neqiri përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook ka shkruar që futbollistët si Visar Bekaj, Blend Baftiu, Arb Manaj, Valmir Veliu, Ademi Maliqi dhe Florian Smakiqi ta kenë sezonin e fundit në elitën e futbollit tonë.
“SUPERLIGAA shumë analiza, shumë llafe, shumë “Futboll”, shumë ???… Tash Evropa na kallxon ku jem. Uroj që futbollistët si Visar Bekaj, Blend Baftiu, Arb Manaj, Valmir Veliu, Ademi Maliqi dhe Florian Smakiqi e shumë lojtarë të kësaj moshe ta kenë sezonen e fundit në Kosovë e të dalin në klubet evropiane ta shijojnë lojën e bukur të futbollit”.
Neziri këtë shkrim e bëri pasi përfundoi sezoni i Superligës, për të cilin pati shumë diskutime e polemika sa i përket luftës për titull dhe mbijetesës.
Talenti i Ballkanit, Blend Baftiu fitoi garën me sulmuesin e ‘89shit, Arb Manaj për “Këpucën e Artë”, duke shënuar 19 gola, ndërsa Manaj 18.
Për të dy futbollistë në fjalë është raportuar se do të largohen për në futbollin evropian.
Për sulmuesin Manaj është raportuar se do të transferohet në Turqi, ndërsa Baftiu në shtetin fqinj në Kroaci.