Ish-ministri rumun me deklaratë skandaloze, propozon që Rumania të mos paraqitet kundër Kosovës në kualifikimet për “Euro 2024”

Kosova do të jetë një nga kundërshtarët e Rumanisë në Grupin I të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Dueli kundër Kombëtares së Kosovës do të jetë i ri për “trikolorët”, sepse Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Theodor Melescanu, ish-ministri i Jashtëm i Rumanisë, pretendon se kombëtarja e Edi Iordănescu nuk duhet të pranojë të luajë kundër “Dardanëve”, për shkak të mosnjohjes së pavarësisë.

“Kosova nuk njihet nga një sërë shtetesh, përfshirë edhe ne, Rumaninë. Ne nuk e kemi njohur kurrë pavarësinë e Kosovës. Normalisht, ajo që mund të bëhet tani është që federata jonë e futbollit, përmes Razvan Burleanu, të diskutojë me shtetet tjera që kanë pozicion të njëjtë si Rumania dhe së bashku të gjejnë një rrugë që nuk do të shkatërronte gjithë sistemin dhe nuk do të shpërfillnin gjërat që janë shumë të qarta nga këndëvështrimi i Rumanisë”, ka thënë ish-ministri rumun, njofton “gsp.ro”.

Në federatën rumune të futbollit janë të vetëdijshëm për pasojat nëse zgjedhin të mos luajnë kundër Kosovës.

“Burime të GSP.ro nga brenda FRF zbuluan se çfarë do të rrezikonte Federata nëse zgjedh të mos luajë kundër kombëtares së Kosovës”.

“Mos paraqitja në një ndeshje për arsye politike do të çonte në përjashtimin e FRF nga UEFA. Ndërhyrja politike në futboll nuk pranohet nga UEFA”, thonë burimet e Gazetës rumune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *