Ish-mbrojtësi i Superligës Shqiptare, vlonjati Alim Begaj ka qenë i frustuar me golin e Lituanisë duke ia faturuar fajin kapitenin Elseid Hysajt.
Begaj shkruan në një koment se Hysaj luan në nivele të larta të futbollist, me Napolin por në momentin që duhet të hiqte topin i cili kishte marrë udhën drejt rrjetës së portës së Shqipërisë, duhet të kishte përdorur të dyja këmbët.
Me ironi ish-mbrojtësi thotë se ‘mjeshtri’ Hysaj të majtën e ka vetëm për të ngjitur shkallët.
Në fakt Shqipëria dje humbi me turp pikërisht nga një gol fatal i Lituanisë. Gjithë ekipi para në sulm, ndërkohë që Gjasula me një gafë trashanike kthen topin prapa tek sulmuesi lituanez.
Strakosha i cili lë portën por driblohet lehtë nga Kazlauskas, dhe në fund, një top i cili ngadalësisht po shkonte drejt rrjetës dhe Hysaj që kishte lexuar mirë aksionin për një hap nuk arrin dot të evitojë golin e miqve por pengohet duke shkuar dhe vetë në rrjetë.
Alim Begaj ka luajtur vetë si mbrojtës me Flamurtarin dhe Vllazninë e Shkodrës, teksa tashmë është zv/trajner i një ekipi në kategorinë e tretë në Shqipëri, FC Labëria.