Ish-mbrojtësi i Manchester City, tani në radhët e ekipit portugez të Benficas, Nicolas Otamendi ka rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e tij.
Sipas raportimeve në media, argjentinasit i hyrën në shtëpi katër persona për të grabitur.
Siç bëhet e ditur, Otamendi së bashku me gruan dhe djalin e tij janë sulmuar në shtëpinë e tyre në Lisbonë.
Katër sulmuesit e lidhën Otamendin me një rrip në qafë dhe i vodhën para dhe orë.
E gjithë ngjarja thuhet të ketë ndodhur sot në orët e mëngjesit.