Ish-lojtari i Real Madridit i kthyer në peshkatar, dënohet nga Federata Portugeze

Mbrojtësi i mëparshëm i Real Madridit , Fabio Coentrao , është dënuar me gjobë dhe një pezullim me një ndeshje nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF) një vit pas pensionimit të tij.

FPF pezulloi dhe gjobiti Coentrao me 850 euro për një incident që ndodhi në fund të ndeshjes midis ekipit të tij të fundit, Rio Ave dhe Boavista në prill 2021.

Në një deklaratë FPF shpjegoi se “ndërmjet datës së incidentit dhe vendimit përfundimtar, kanë kaluar 486 ditë, dhe tetë ditë nga seanca disiplinore deri në vendimin përfundimtar të nxjerrë nga Bordi Disiplinor.

“Fakti që një person i caktuar sportiv ka pushuar së luajturi nuk përjashton mundësinë e përgjegjësisë së tij për shkeljet disiplinore të kryera gjatë karrierës së tij të lojës”.

Jeta e re befasuese e Coentraos: Peshkatar dhe menaxher i flotës së varkave

Ish-futbollisti 34-vjeçar kaloi pesë sezone në Real Madrid , duke fituar dy tituj të La Liga Santander (2012 dhe 2017), një Supercopa de Espana (2012), një Copa del Rey (2014), dy Champions League (2014 dhe 2017), një Superkupë UEFA (2014) dhe dy Kupa të Botës për Klube FIFA (2014 dhe 2017).

Pasi u tërhoq nga futbolli, Coentrao vari këpucët dhe përmbushi ëndrrën e tij për të punuar si peshkatar në det.

“Është një punë si çdo tjetër”, tha Coentrao .

“Jo vetëm kaq, deti është i bukur dhe ne kemi nevojë për të”.

Coentrao , i cili iu bashkua Real Madridit në vitin 2011 nga Benfica për 30 milionë euro, bleu anijen e tij të parë kur ishte në “Los Blancos”.

“Jeta në det nuk është turp, siç mendojnë shumë njerëz”, tha Coentrao për “Empower Brands”.

“Babai im kishte një varkë, peshkonte dhe unë shkoja gjithmonë me të si fëmijë, jeta ime ishte deti dhe peshkimi. Sigurisht, e dija që futbolli një ditë do të përfundonte dhe se unë duhet të marr një drejtim të ri në jetën time. Dhe lumturia ime është kjo varkë dhe kjo është jeta që dua të bëj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *