Ish-lojtari i Liverpool përfundon i zhytur në borxhe nga lojërat e fatit

Danny Guthrie, ish-lojtari i Liverpool po kalon një periudhë të errët në jetën e tij personale.

Futbollisti 35 vjeçar ka luajtur për një dekadë në Premier Leage dhe ka fituar shumë pasuri, por tani po përballet me borxhe të mëdha. Danny Guthrie është zhytyr në borxhe për shkak të lojrave të fatit duke arritur shifrën e 120 mijë paundësh.

Shërbimi i Falimentimit deklaron se ky borxh do të shlyhet nga futbollisti pasi të shesi shtëpinë e vetme të mbetur në pronësinë e tij. Guthrie më parë kishte shitue një shtëpi tjetër për vlerën 160 mijë paund dhe i kishte përdorur për të mbyllur një borxh të mëparshëm.

Ish futbollisti i Liverpool u paraqit para gjykatës së Stoke ku pranoi një urdhër falimentimi 6 vjeçar deri në 2028.

Guthrie ndodhet në një moment shumë të vështirë pasi përveç kufizimeve të tjera, atij nuk i lejohet të marrë borxh më shumë se 500 paund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *