Ish-gjyqtari spanjoll: Goli i Januzajt kundër Real Madridit u anulua me të drejtë

Adnan Januzajt iu shfuqizua një gol në humbjen e Real Sociedadit 2:1 kundër Real Madridit me të drejtë, për shkak se Mikel Merino mori pjesë në aksion nga një pozicion jashtë loje, thotë ish-gjyqtari spanjoll Juan Andujar Oliver.

Real Madridi e mundi Sociedadin të dielën mbrëma në një ndeshje me plot polemika dhe e mori kreun e La Ligës me pikë të barabarta me rivalin dhe kampionin në fuqi, Barcelonën, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Zinedine Zidane kishte kaluar në epërsi përmes Sergio Ramos, i cili shënoi nga një penallti e fituar nga Vinicius Junior, për të cilën pati ankesa të mëdha.

Sociedadi mendoi se e barazoi rezultatin në 1:1 kur ylli shqiptar Januzaj e mposhti Thibaut Courtoisin me një goditje të rrufeshme nga largësia. Goli i tij, megjithatë, u shfuqizua sepse Mikel Merino u gjykua se ishte në pozitë jashtë loje dhe e pengoi pamjen e portierit.

Andujar Oliver, tani ekspert i referimit në të përditshmen spanjolle MARCA, e quan të drejtë këtë vendim.

“Ai i doli në rrugë topit [pas gjuajtjes së Januzajt], prandaj goli nuk duhet të pranohet”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *